JOQ Albania
Home

Pamje të rënda/ Mbytet e moshuara në Vlorë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 17/06/2019 9:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Bëhet e ditur se një grua e moshuar rreth 70 vjeçe është mbytur në Plazhin e Vjetër të Vlorës.

Një qytetar ka shkuar në redaksinë e JOQ Albania dhe thotë se dyshohet se e moshuara ka pësuar infarkt.

Mesazhi i plotë:

Mbytur sot në plazhin e vjetër. Dyshohet se ka pësuar infarkt.’’

Ai ka nisur edhe disa foto pamjet e të cilave janë të rënda.

Kanë qenë pushuesit ata që e kanë nxjerrë trupin e të moshuarës.

Sipas qytetarit  që ka shkuar në redaksinë e JOQ Albania inicialet e gruas që është mbytur janë SH.B.

Edhe pse pushuesit i kanë dhënë ndihmën e parë e moshuara nuk ia ka dalë të mbijetojë.