JOQ Albania
Home

Punon në administratën e Fierit/ Punonjësja denoncon ‘’risinë e Rilindjes’’, shkarkim nga puna nëse nuk çojnë 30 veta për të votuar
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 22/06/2019 21:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deputeti demokrat Luçiano Boçi dhe Partia Demokratike vijojnë të denoncojnë ato që i kanë cilësuar si skandalet e Rilindjes dhe PS-së, në këto zgjedhje elektorale.

Kështu, këtë herë flitet për një urdhër të detyruar që u është dhënë gjithë punonjësve të administratës qendrore dhe lokale.

Sipas Boçit, të gjithë punonjësit duhet të shkojnë në kutitë e votimit me 30 persona.

Demokrati inkurajon administratën të mos dorëzohet dhe të mos ketë frikë për vendin e punës.

Sipas tij, më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Postimi i plotë:

RISIA E FUNDIT E RILINDJES Pasi privatizoi zgjedhjet me vendimin e KQZ-së partisë, Rama ka shpikur një tjetër risi, për të shkuar si “dhi e zgjebosur, por me bishtin përpjetë” në 30 Qershor-in imagjinar të tij. Ka urdhëruar që të gjithë ata që punojnë në administratë qendrore apo lokale, duhet të sjellin gjithsecili 30 veta në kutinë e votimit. Kush nuk realizon planin shkarkohet nga puna. Në vend që të vinin mend nga përgjimet e “Bild”, Rama&banda, kanë shkalluar fare. Por një porosi kam, për këdo që ka marrë përsipër të realizojë këtë kërkesë absurde, për të ruajtur “bukën e fëmijëve”: Mos u përfshini në krimin elektoral të Ramës! Rrini të qetë. Zgjedhje në 30 qershor nuk ka!’’

Pas gjithë kësaj një qytetare ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe thotë se ajo është punonjëse në administratën e Fierit dhe se u kanë kërkuar të përgatisin një listë me nga 30 emra.

Në mesazhin e saj ajo e thekson mjaft qartë se nëse nuk i çojnë për të votuar këta persoan shkarkohen direkt nga puna.

Mesazhi i plotë:

Unë jam nje punonjes ne administraten e Fierit  dhe na i kan kerkuar me emra tu pergatisim nga nje list me nga 30 emra dhe ne mbajm pergjegjesi per votat e ketyre personave nese nuk i cojm per te votuar keta persona direkt jemi te shkarkuar nga puna.’’