JOQ Albania
Home

Plazhet e ndotura nga ujërat e zeza, revoltohet qytetari: M’u sëmur fëmija, ke frikë të lahesh se të shpifet ndonjë zgjebe
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/06/2019 21:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Derdhja e kanaleve të ujërave të zeza, nga biznese të ndryshme ose ndërtesa, nëpër plazhe ka qenë gjithmonë problem në vendin tonë.

Lidhur me këtë çështje është ankuar edhe një qytetar i revoltuar i cili shkruan për redaksinë e JOQ Albania se i është sëmurur fëmija i vogël.

Qytetari shkruan se fëmija i tij 2-vjeçar ka përfunduar me probleme në lëkurë pasi e futi vetëm një herë në ujë.

Sipas tij, në plazhin ku ai ndodhej, edhe pse nuk përmendet se ku konkretisht, uji ishte i pisët dhe i përzierë me ujëra të zeza.

Ai vë në dukje gjithashtu se ata që e kanë në dorë ta zgjidhin këtë problem e bëjnë gjumin e qetë pasi vetë i bëjnë pushimet në vende si Maldivet, ndërsa “ky llumi këtu është për popullin”.

Mesazhi i plotë i dërguar në redaksinë e JOQ Albania:

Përshendetje,ja e nisem sezonin si gjith tjeret dhe ne po na u shpif na zu tmerri. Çfarë dreqin bëjn këta plehra qe nuk kujdesen per ata qe na ka dhen natyra por me frik te lahesh se te shpifet ndonje zgjebe a kancerr rrezik. Dhe, mirë ne te rriturit po femija im 2 vjec pse duhet ta kaloje kte? 1 her e futa ta laj ne ujë dhe ja cfar ma gjeti, a thua se e futa ne kanal apo mocal ,uji i piset perzierë me fekale, mall te besh plazh, & kur bejn reklam vendit tonë se ka plazhet me te bukura me vjen te plas, kan halet me te bukura duhet te thuhet, turp per pakujdesin e pisllikun qe kan plazhet. Apo harrova se pushtetaret  tan shkojne ne Rio ose Maldive,t’i bejn, se ky llumi esht per popullin, Ju dh*efsha ministrine e turizmit e pushtetaret qe te gjithë.”