JOQ Albania
Home

‘’Bojkotoni një farsë e cila do të na kushtojë edhe për 100 vitet e ardhshme’’/ Infermieri bën thirrjen e fortë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 28/06/2019 22:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Infermieri Frrok Bardhi ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania gjatë mbrëmjes së sotme.

Bardhi ka shkruar në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Në mesazhin e tij, ai u bën thirrje mjekëve dhe infermierëve që të bojkotojnë farsën e 30 qershorit 2019.

Po ashtu ai në mesazhin e tij thotë se ata nuk duhet të kenë frikë nga servilët që po i kërcënojnë.

Ndër të tjera, ai në mesazhin e tij shprehet se nuk ka asgjë që e lidh shëndetësinë me politikën dhe se mjekët dhe infermierët nuk duhet të kenë aspak frikë të bojkotojnë një farsë e cila do të na kushtojë edhe për 100 vitet e ardhshme.

Mesazhi i plotë:

Mjekë & Infermier të vendit tim,bojkotoni farsën.  Mos keni frikë nga drejtorëtuzurpator,të emëruarit militant dhe të paaftë të pushtetit rrilindas.  Mos keni frikë nga ata servilë që  po u kërcënojnë. Refuzoni dhe abandononi kordinatorët që u bëjnë shantazh dhe presion duke u kërcënuar,kordinatorë të cilët janë në ato pozicione pune vetëm e vetëm që,ti shërbejnë pushteit në një ditë si ajo e 30 qershorit. Kam informacione se pjesa dërmuese e Bluzave të Bardha në Spitale dhe qendra Shëndetsore në Shqipëri,se ditën e Hene dt 1 Korrik 2019 do të kontrollohen i gjithë personeli tek gishti i madh i dorës se a kanë votuar apo jo. Të dashur Mjek & Infermier me Integritet,me profesionalizëm,me dinjëtet,rrefuzoni,bojkotoni,dhe cilido do tentojë të kontrolloj gishtat tuaj,tregojuani vendin ashtu sic e meritojnë. Të dashur Mjek & Infermier fiksoni cdo mesazh kërcënues,cdo moment denigrimi,cdo presion që bëhet mbi juve,pasi askush nuk ka të drejtë të luaj me Bluzat e Bardha në Shqipëri. Aq më shumë përsona dhe drejtues partiak dhe militant. Asgjë nuk e lidh shëndetsin me politikën. Mos keni fikë,të bojkotoni një farsë e cila do të na kushtojë edhe për 100 vitet e ardhshme.’’