JOQ Albania
Home

“Makineria që kthen ëndrrat në realitet”, kompania e eventeve në shërbimin e çdo klienti
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29/06/2019 20:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Endri Event” është kompania e eventeve që është shndërruar në lider në treg për një kohë shumë të shkurtër.

Kjo i atribuohet profesionalizmit që karakterizon çdo anëtar të stafit që përkushtohet në punën e tij në mënyrë që çdo detaj të jetë i përsosur në përputhje me dëshirat e klientëve.

Çelësi i suksesit i “Endri Event” është ofrimi i një shërbimi cilësor dhe shumëllojshmëria e ideve për të organizuar një event sipas preferencave të atyre që duan të kenë një kujtim të paharruar nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës brenda një buxheti të përcaktuar.

Endri Event” do lërë padyshim shenjë në ditët më të rëndësishme të jetës suaj. Çdo gjë do të jetë e organizuar dhe e mirëmenduar deri në ato pika të imëta që vetëm syri profesionist dhe detajist i mjeshtrave të dekorimit mund t’i kapë.

Të duash të punosh me njerëzit është pasion dhe në shërbim të tyre, është vënë kompania e suksesshme që bën diferencën ndër të tjera në treg për shkak të kësaj cilësie.

Por kush fshihet pas kësaj kompanie gjigante ku njerëzit investojnë ëndrrat e tyre që u kthehen në realitet…?

Endri Karaboja, një prej emrave më të njohur në fushën e koreografisë dhe televizionit në Shqipëri është “koka e makinerisë” që konkretizon idetë e imagjinatës së çdokujt.

Para pak muajsh, kompania ka festuar 1-vjetorin e saj dhe Karaboja shprehet se shpërblim i punës së mirë dhe suksesit të arritur është përkushtimi.

Ai thotë:

Klientët kërkojnë maksimumin brenda buxhetit që kanë në mendje. Pjesa më e bukur është krijimtaria, fakti që je gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe në kërkim të ideve të reja. Por përkushtimi është mbi gjithçka. Puna e mirë arrihet vetëm me përkushtim, sidomos në një treg që është konkurrues.”

Një prej emrave më të njohur në fushën e gazetarisë, e cila ktheu në realitet festën e ëndrrave për të bijën është gazetarja Sonila Meço.

Synimet e kësaj kompanie janë të qarta dhe renditja në tregun konkurrues, e tregon qartazi lartësimin e emrit “Endri Event”.