JOQ Albania
Home

Vazhdon skandali në Fier/ Jo vetëm me thasë miell, ja me çfarë po shitet tjetër një votë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 30/06/2019 15:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vendi ynë shumë herë është cilësuar si vendi i çudirave dhe pas këtyre votimeve do të vazhdojmë të cilësohemi edhe më shumë.

Kjo, pasi në këto zgjedhje shumë prej kandidatëve të PS-së janë duke garuar të vetëm.

Teksa njerëzit i janë drejtuar qendrave të votimit prej orës 7 të mëngjesit, Partia Socialiste vijon “korruptimin” me një thes miell, për një votë, të paktën kështu ka thënë një nga figurat më të njohura të PD-së në Fier, Luan Baçi.

Ndërsa disa minuta më parë një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe shkuan se në Fier nuk po blihen vota vetëm me thasë me miell, por edhe me ushqime të tjera, si vaj, oriz dhe miell.

Mesazhi i plotë:

Në Dërmënas të Fierit, administratori i qarkut D.SH. i caktuar nga PS-ja ka marrë përsipër të rris numrin e votuesve duke blerë votën me ushqime, si miell, vaj dhe oriz.’’