JOQ Albania
Home

Rruga në Rrogozhinë si mos më keq, qytetari i revoltuar: Makina e dytë për 20 minuta që i bëhen gomat copë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/07/2019 22:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në vendin tonë qendrat e qyteteve dhe rrugët kryesore mund të duken të “kuruara” në detaje, por nëse largohesh disa kilometra nga fasadat, realiteti është ndryshe.

Një qytetar që ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania tregon se rruga për faqe të zezë, e lënë pas dore, ka bërë që mos ngelet makinë pa u dëmtuar.

Sipas tij, pamjet janë marrë te kryqëzimi në Rrogozhinë, në autostradë. Ai shton gjithashtu se për 20 minuta dy makina përfunduan me gomat copë.

Më pas ai shkruan se është kthyer sërish në të njëjtin vend pas 3 orëve dhe dy makinave të tjera u ishin çarë gomat dhe kishin bllokuar autostradën.

Mesazhi i dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania:

Ropt ku ti keni thuaj qeveritarve. Te kryqezimi ne Rrogozhin , ne autostrad , shiko si e kan len rrugen. Makina e dytë per 20 minuta qe bejm gomat copë. Prap kur u ktheva mbas 3 orve , dhe dy makina te tjera po ne te njetin vend kishin carë gomat dhe kishin bllokuar autostraden!”