JOQ Albania
Home

Messi paska të drejtë, ja rastet kur arbitri “masakroi’ Argjentinën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/07/2019 10:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Brazili mundi Argjentinën me rezultatin 2-0 dhe ka siguroi finalen e Copa America. Protagonistët e kësaj sfidë kanë qenë Gabriel Zhezus dge Roberto Firmino, autorë të golave dhe asistues për njëri-tjetrin.

Pas ndeshjes, kanë shpërthyer polemikat.

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi akuzoi hapur arbitrat për favorizim të Brazilit dhe mesa duket nga pamjet filmike, ylli argjentinas, paska të drejtë.

Mjaftojnë dy raste të pabesueshme në zonën e Brazilit për të kuptuar  fare ndodhi: dy penallti të pastra, arbitri nuk i akordoi dhe më skandaloze është se arbitrat në VAR nuk i thanë asgjë.

Në një kompeticion të tillë, dy penallti të padhëna janë shumë dhe me të drejtë, argjentinasit ndihen të vjedhur. Ja pamjet: