JOQ Albania
Home

Higuain sërish në Serinë A, por jo te Juventusi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/07/2019 16:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gonzalo Higuain duhet të gjejë një destinacion të ri pasi i mbaroi huazimi nga Chelsea, por as te Juventusi nuk mund të rikthehet pasi nuk ka më vend për të.

Së fundmi në garë për sulmuesin argjentinas kanë hyrë verdhekuqtë e Romës.

Drejtuesit e klubit kanë nisur të kërkojnë informacion te bardhezinjtë për sulmuesin dhe opsionet për të ardhmen e argjentinasit.

Me rikthimin futbollistit në Torino, Juve do të duhet të përballet me pagën e konsiderueshme të argjentinasit.

Pikërisht në këtë moment mund të ndërhyjë Roma, e gatshme për të hequr këtë shpenzim të tepërt për bardhezinjtë.

Mbetet për tu parë e konsideruar nëse verdhekuqtë janë të gatshëm të përdorin oferta ekonomike bindëse për “Zonjën e Vjetër".