JOQ Albania
Home

Dështimi me Argjentinën, Messi vetëm “game over” si Super Mario
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/07/2019 17:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mallkimi vazhdon dhe Messi dështoi sërish të fitojë një trofe me kombëtaren e Argjentinës.

Edhe këtë herë, në Kupën e Amerikës,“pleshti” u eliminua në gjysmëfinale, pas humbjes 2-0 nga Brazili.

Kaq mjafton që 32-vjeçarin të vazhdojë ta ndjekë hija e kritikëve, të cilët e akuzojnë se me Kombëtaren nuk di të fitojë asgjë.

Ky zhgënjim i Leos, është kthyer me humor edhe në lojën e njohur të  “Super Marios”, ku tregohet dështimi i Messit, nga Botërori i 2010-ës, e deri tek eliminimi i djeshëm.

Kompeticionet janë të ndryshme, kontinentale apo globale, por fundi është gjithmonë i njëjtë… “game over”.