JOQ Albania
Home

Bomba nga Spanja/ Ngec kalimi i De Ligt te Juventus, Barcelona fut sërish hundët
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 04/07/2019 15:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Atëherë kur dukej se çdo gjë ishte e kryer, transferimi i Matthijs de Ligt te Juventusi është komplikuar. Gazeta sportive madrilene "Marca" ka befasuar të gjithë me shkrimin e sotëm.

Sipas saj, Barcelona po vëzhgon situatë tashmë që kalimi i hollandezit te bardh e zinjtë është komplikuar. Referuar asaj që shkruan Marca, Ajax ka refuzuar ofertën e Juventus, 65 milion euro plus bonuse, e cila është më e ulët sesa ajo e Barcelonës.

Drejtori teknik i Juventus, Fabio Paratici ka besim tek vullneti i lojtarit dhe mirëkuptimi me agjentin e tij, Mino Raiola, i cili kërkon të marrë maksimumin nga ky transferim.

Barcelona ndërkohë po punon paralelisht për të risjellë në Campnou , Neymar, si dhe për të transferuar yllin e Atletico Madrid, Griezman. Gjithashtu drejtuesit e Barcelonës i kanë vënë në pjatë 75 milion euro Ajaxit, por në ndryshim nga Juventus, nuk kanë gjetur akord me lojtarin.

Burimi: Marca|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania