JOQ Albania
Home

E duan me çdo kusht, Inter ngre ofertën për Barellan
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 04/07/2019 17:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Drejtuesit e Inter do të provojnë gjithçka për të sjellë talentin italian, Nicolo Barella në San Siro.

Dukej se tratativa ishte frenuar duke qenë se sardët nuk ishin të kënaqur nga oferta 36 milion e Interit.

Mirëpo ka qenë vetë vullneti i lojtarit, i cili ka shtyrë Interin të bëjë edhe një përpjekje të radhës.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ziklatërit janë gati që të rrisin ofertën në 40 milion plus 4 të tjera bonuse për Barellan.

Mendohet se klubet mund të gjejnë akordin me këtë shifër, pasi vetë lojtari nuk dëshiron asnjë ekip tjetër përveç Interit.

Ndërkohë presidenti i Cagliarit, Giulini kishte gjetur më parë akordin me Conten për transferimin e lojtarin me formulën 35 milion euro plus kartonin e Defrel.

Burimi: Calciomercato|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania