JOQ Albania
Home

I ofruan numrin një dhe shiritin e kapitenit, Buffon i habit të gjithë me gjestin e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/07/2019 11:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gianluigi Buffon tashmë është zyrtarisht një futbollist i ri i Juventusit ku u rikthye për të luajtur vitin e fundit të karrierës me ekipin e tij të zemrës.

Pasi u prezantua, portierit legjendar iu ofrua menjëherë shiriti i kapitenit nga Kielini dhe numri një i fanellës nga Shezni, por Buffon i refuzoi të dyja.

Ai u shpreh:

Sheezni donte të më jepte numrin një dhe Kielini shiritin e kapitenit, por unë nuk jam personi që dua të marr gjërat që i përkasin dikujt tjetër.  Do përdor numrin 77, me të cilin e nisa në fillimet e mia te Juventusi."

Buffon u largua sezonin e kaluar nga Juve pas gati 20 vitesh, duke u bashkuar me Paris Saint-Germain.

Aventura e tij në Francë nuk shkoi siç ishte planifikuar dhe tashmë në moshën 42-vjeçare, do të konkurrojë me Sheznin për një vend titullari te "Zonja e Vjetër"