JOQ Albania
Home

Tifozët presin De Ligt, Juventusi prezanton një mbrojtës tjetër
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/07/2019 22:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi vazhdon merkaton duke treguar se është një nga ekipet më aktive jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.

Tifozët bardhezinj presin me padurim zyrtarizimin e mbrojtësit holandez, De Ligt, i cili prej ditësh flitet se ka arritur akordin me kampionët Italisë.

Megjithatë, kur të gjithë presin 19-vjeçarin, klubi ka njoftuar sot finalizimin e marrëveshjes me një tjetër mbrojtës.

Bëhet fjalë për Merih Demiral, mbrojtësi turk i datëlindjes 1998 dhe që ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024.

Sezonin e shkuar u aktivizua te Sassuolo dhe ka firmosur me bardhezinjtë deri në 30 qershor 2024.

"Zonja" ka paguar 18 mln euro (katër këste që do të paguhen në katër vite) për të siguruar shërbimet e lojtarit i cili tashmë do jetë nën urdhërat e Sarrit.