JOQ Albania
Home

Reklamohet si rezistent ndaj ujit, ja pse duhet të mendoheni dy herë para se të lagni një Samsung
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/07/2019 23:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa vitesh tashmë celularët e prodhuar nga Samsung janë kryesisht rezistentë ndaj ujit.

Por, Samsung është hedhur së fundmi në gjyq nga mbikëqyrësi i konsumit të Australisë për dyshimin se ka bërë pretendime mashtruese në lidhje me vetitë që rezistojnë ndaj ujit të telefonave.

Konkurrenca Australiane dhe Komisioni i Konsumatorëve (ACCC) pohojnë reklamat e Samsung bëjnë pretendime “të rreme” për përdorimin e smartfonëve ndërsa jeni në kontakt me ujin.

ACCC tha se kishte shqyrtuar më shumë se 300 reklama Samsung para nisjes së veprimit të saj ligjor.

Nga ana tjetër, kompania koreano-jugore tha për Reuters se do ta mbrojë çështjen dhe se ato që thuhen në reklama qëndrojnë të gjitha.