JOQ Albania
Home

Prezantimi i De Jong, presidenti i Barcelonës habit të dashurën e lojtarit me gjestin e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/07/2019 16:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga goditjet më të bujshme të kësaj merkato europiane, është edhe ajo e Frenkie de Jong i cili u transferua te Barcelona.

Klubi spanjoll mbylli gjithçka me Ajax dhe holandezi tani i është bashkuar katalanasve, ku edhe është prezantuar.

Në prezantimin e tij, ishte e pranishme edhe e dashura e tij, Mikky Kiemeney.

Teksa De Jong dhe e dashura e tij, po bënin fotot e rastit, e ra në sy një veprim i çuditshëm i presidentit të Barcelonës Josep Maria Bartomeu.

Ky i fundit, pavarësisht postit të lartë që ka, vrapoi drejt çiftit dhe i hoqi nga krahu çantën të dashurës së mesfushorit të sapoblerë.

Mikky nuk e kuptoi fillimisht, duke u shtangur nga vrulli i Bartomeut, por sipas mediave të huaja, ky gjest e ka një shpjegim.

Çanta ishte e markës Dior dhe dihet që Nike është sponsori i Barcelonës, ndaj nuk lejohet që të reklamohen kompani të tjera gjatë prezantimit të futbollistëve.

Për këtë arsye, Bartomeu nxitoi, për të mos krijuar ndonjë incident diplomatik për një çantë.