JOQ Albania
Home

“Me 100 km/h dhe hyri në parakalim”/ Filmohen pamjet, si u shmang aksidenti që do të kishte qenë fatal
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07/07/2019 13:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e fundit një mori aksidentesh rrugore kanë ndodhur në akse të ndryshme të vendit ku për pasojë disa persona kanë gjetur vdekjen dhe të tjerë kanë marrë lëndime të lehta e deri në plagë nga më të rëndat.

Në një video të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, tregohet se si një aksident që mund të kishte rezultuar fatal, është shmangur në sekondën e fundit.

Papërgjegjshmëria në timon dhe shpejtësia me të cilën të rinjtë udhëtojnë ditët e sotme ka bërë që shumë nëna të derdhin lot.

Aksidenti do të kishte çuar në përplasjen e tre automjeteve për shkak të një parakalimi të gabuar, ose në versionin më të keq, makina që po vinte të dilte jashtë rruge e të përfundonte në humnerë nga përplasja.

#udhëtonimekujdes

Djali i cili ka bërë videon ka shkruar për JOQ Albania:

Urdhoni JOQ, ne Burrel dje. Une isha me 40, ai besoj mund te kete qene me shume, ja 100 po njëherë dhe hyri ne parakalim.”