JOQ Albania
Home

Jo vetëm sherrin me Messin, Medel godet edhe tifozin me çamçakëz
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/07/2019 22:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Argjentina fitoi mbrëmjen e djeshme ndaj kilit duke rrëmbyer vendin e tretë në Kupën e Amerikës.

Mesfushori kilian, Gary Medel, ishte protagonist absolut i sfidës, pasi fillimisht u kacafyt me Lionel Mesin.

Arbitri i nxori të dy me të kuq, por sherri për Medel nuk u mbyll këtu.

Ky gjest i kilianit ndaj messit irritoi jashtë mase tifozët e Argjentinës, të cilët nuk i kanë kursyer ofendimet nga futbollistit 31-vjeçar, duke e quajtur këtë të fundit gomar.

I irrituar nga ofendimet e tifozëve, Medel nuk është përmbajtur, teksa nga nxjerrë nga goja çamçakëzin dhe e ka lëshuar atë në drejtim të tifozëve.

Kjo video është duke bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale.

Për më tepër ndiqni pamjet: