JOQ Albania
Home

Doli me karton të kuq, ja reagimet e çuditshme të Gabriel Jesus
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/07/2019 11:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Brazili fitoi mbrëjen e djeshme finalen e Kupës së Amerikës, pasi mundi me rezultatin 3-1 perunë duke fituar trofeun e rëndësishëm.

Një nga protagonistët kryesorë të kësaj sfide, ishte sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus.

Ai shënoi golin e dytë dhe asistoi në golin e parë të skuadrës së tij.

Por, në minutën e 70-të të takimit ai u ndëshkua me karton të kuq dhe la Brazilin me 10 lojtarë.

Ai e kontestoi ashpër vendimin e gjyqtarit, por kjo nuk ndryshoi gjë.

Ylli i Sitit në shkallët që të çojnë në dhomat e zhveshjes shpërtheu në lot dhe gjendja e tij nuk ishte shumë e mirë.

Madje duke shkuar në dhomat e zhveshjes, ai ka goditur kabinën e VAR-it nga nervat, pasi teknologja nuk mori vendimin që ai dëshironte.