JOQ Albania
Home

Neymar nuk ndreqet kurrë, tërbon drejtuesit e PSG-së me gjestin e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/07/2019 8:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

PSG-ja ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa drejtuesit e klubit janë përballur me një surprizë të pakëndshme.

Ylli i ekipit, braziliani Neymar, nuk është paraqitur në seancën stërviitore dhe PSG shprehet se do të marra masa për këtë çështje ndaj tij.

Babai i Neymarit është munduar të justifikojë djalin e tij për këtë veprim, duke deklaruar se rikthimi i lojtarit është programuar në datën 15 korrik dhe PSG është informuar.

Nga ana tjetër, te klubi francez kanë paralajmëuar se do marrin masa.

Vetëm pak ditë më parë, ishte presidenti i PSG, Al Kelaifi, që në një intervistë për “France Football”, pati nënvizuar se nuk do lejojë më që yjet e skuadrës, të sillen sipas qejfit të tyre në ekip.

Tashmë largimi i Neymarit nga kampionët e Francës duket i pashmangshëm.