JOQ Albania
Home

Interi nuk ndalet në merkato, gati 45 mln euro për një super goditje
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/07/2019 8:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Interi po vijon përgatitjet nën drejtimin e Antonio Kontes.

Atmosfera duket mjaft e mirë, ndërsa drejtuesit po i sjellin ekipit edhe përforcimet e merkatos.

Sipas mediave italiane, mbrëmjen e djeshme, klubi zikaltër, ka mbyllur marrëveshjen përfundimtare me Cagliarin për futbollistin, Nikolo Barela.

Klubi zikaltër ka rritur në 45 milionë euro ofertën për mesfushorin, dhe tashmë Barela pritet të bashkohet me ta, pasi lojtari refuzoi Romën.

Tashmë, të dy palët po diskutojnë vetëm detajet e fundit lidhur me këtë transferim.

Barela pritet që të transferohet me një huazim, me detyrim blerje në fundin e sezonit.