JOQ Albania
Home

Arrestohet Kinsey, kishte thurur një tjetër plan për në Kupën e Amerikës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/07/2019 12:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Padyshim që të gjithë e mbajnë mend bjonden sinpatike, e cila u bë e famshme me futjen në fushë, gjatë finales së Champions-it mes Liverpulit dhe Totenhemit.

Fama që mori pas atij episodi ishte e jashtëzakonshme dhe tashmë, modelja seksi, Kinsi Volanski, bashkë me të dashrurin e saj, Vitali, planifikuar të bënin një tjetër goditje të madhe.

Bëhej fjalë për finalen e Kupës së Amerikës mes Brazilit dhe Perusë të zhvilluar në “Marakana”.

Nëpërmjet postimeve në rrjetin social “Instagram”, 23-vjeçarja, ka zbuluar se ajo së bashku me të dashurin e saj Vitali Zdorovetsiki nuk kishin mundur ta çonin deri në fund planin e tyre në Brazil, teksa ishin kapur nga punonjësit e sigurisë.

Ajo shkroi:

E pranoj, Kupa e Amerikës fitoi, por ne përjetuam një aventurë drithëruese. Fluturuam drejt Brazilit të kamufluar, shkuan në vendet që kishim rezervuar në stadium, por gjithçka u mbyll me shkelmat bythëve që mori Vitali nga 20 punonjës të sigurisë. Tani kemi dalë nga burgu dhe po shijojmë kohën tonë në Brazil”.