JOQ Albania
Home

Dani Alvesh fiton trofeun e 40-të në karrierë, por ende nuk është i pari
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/07/2019 16:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Brazili u shpall kampion i Kupës Amerika pasi mundi në finale 3-1 Perunë.  Mbrojtësi i "Selecaos", Dani Alves fitoi kështu trofeun numër 40 në karrierë.

Padyshim, një numër i frikshëm trofesh, të fituar gjatë një karrierë mahnitëse.

megjithatë, Dani Alves nuk është ende futbollisti me më shumë trofe në histori, edhe pse është shumë pranë.

Futbollisti me më shumë trofe në histori është egjiptiani Hossam Hassan, me 41 të tilla.

Ish-sulmuesi i famshëm udhëhoqi Egjiptin për më shumë se 2 dekada, duke luajtur 169 ndeshje me kombëtaren.

Ndonëse luajti për pjesën më të madhe të karrierës në Egjipt, Hassan ka luajtur edhe me Neuchatel Xamax në Zvicër, në Greqi me PAOK, apo në Arabinë Saudite.