JOQ Albania
Home

Fituan Botërorin e femrave, futbollistja kundër Trumpit: Nuk shkojmë në shtëpinë e bardhë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/07/2019 12:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja e Amerikës fitoi para pak ditësh Botërorin e femrave, ndërsa polemikat mes kapitenes së ekipit, Megan Rapinoe dhe presidentit Donald Tramp, vazhdojnë në të njëjtat ritme.

34-vjeçarja deklaron për mediat e vendit të saj se nuk do ta pranonte një ftesë të mundshme të presidentit Tramp, në Shtëpinë e Bardhqë, për t’u përgëzuar për triumfin e arritur.

Ajo u shpreh:

Edhe vajzat e tjera, me të cilat kam biseduar nuk do të shkonin te shtëpia e bardë edhe pas ftesës. Ekspozimi si trofe i skuadrës sonë do të ishte një mundësi për këtë administratë, nuk mendoj se ka kuptim për ne. Madje nuk arrij ta imagjinoj që një nga shoqet e skuadrës do të dojë të marrë një pozicion të tillë. Presidenti ka një përgjegjësi të madhe për t’u kujdesur për çdo njeri të veçantë të këtij vendi dhe duhet të bëjë më të mirën për të gjithë”.