JOQ Albania
Home

Panik gjatë prezantimit, mbrojtësi i ri i Real Madridit bëhet keq dhe ndërpret konferencën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/07/2019 16:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Reali i Madridit vujon përgatitjet për sezonin e ri, teksa ditën e sotme, klubi madrilen ka prezantuar një tjetër blerje të bujshme.

Është fjala për qendërmbrojtësin më të ri të ekipit, Eder Militao.

Futbollisti u prezantua sot në ambientet e klubit, ndërsa mbajti edhe një konferencë para gazetarëve.

Pikërisht, gjatë intervistës, lojtari u ndje papritur keq duke shkaktuar panik te të gjithë të pranishmit.

Braziliani u duk i sikletosur dhe piu ujë, por sërish nuk e mori dot veten.

Militao i tha zëdhënësit të shtypit të Realit se po i merreshin mendtë dhe se nuk mund të vazhdonte dot më konferencën.

Ja pamjet: