JOQ Albania
Home

U përplasën me Benzin, zyrtari i Ambasadës ruse dhe gruaja e tij përfundojnë në spital
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/07/2019 18:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në Librazhd në vendin e quajtur "Kthesa e Murrashit".

Mësohet se një makinë diplomatike e Ambasadës ruse është përplasur me një mjet tip "Benz".

Shkak për aksidentin janë bërë kushtet e këqija atmosferike.

Foto ilustruese

Si pasojë e aksidentit është plagosur zyrtari i Ambasadës ruse në Tiranë, Nikhain Kruchinina, 35 vjeç, i cili ka thyer krahun e majtë.

Gjithashtu është plagosur edhe bashkëshortja e tij, Darja Igor Kruchinina, e cila ka marrë dëmtime në gjoks.

Lëndime ka pësuar edhe drejtuesi i benzit, 25-vjeçari Besnik Gora. Të tre të plagosur u transportuan në spitalin e Librazhdit.