JOQ Albania
Home

“Jetë e shthurur mes orgjive dhe drogës”/Ndërmjetësi i prostitutave flet pas vdekjes së sheikut: Paguanin 65 mijë euro për një vajzë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/07/2019 20:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i ri, që punonte si ndërmjetës për gjetjen e vajzave që shkonin me djemtë e pasur arabë, ka treguar detaje rreth jetës së shthurur të sheikëve.

Në një rrëfim për “The sun” dhe nisur nga vdekja e sheikut Khalid Al Qasimi, djali ka treguar se pasanikët e Arabisë bëjnë jetë të çmendur mes drogës dhe seksit.

Sipas tij, jeta e shthurur e djemve arabë kalon mes orgjive, jahteve luksove, drogë dhe prostitutave.

I riu, i cili ka preferuar të mbetet anonim, tregoi se miliarderët e “arit të zi” paguajnë deri në 65 mijë paund në natë për të shkuar me vajzat që duan.

Ai shton gjithashtu se gjithçka duhej të mbahej e fshehtë pasi kjo gjë është e ndaluar në vendin e tyre.

Duke tregua për procesin e zgjedhjes, ai shton:

Ata thjeshtë japin porosinë. Shohin një vajzë që pëlqejnë dhe më dërgojnë profilin e saj. Është kaq e thjeshtë. Ata i gjejnë vajzat ose nga miqtë e tyre që i kanë rekomanduar, ose marrin ato që njihen për këtë lloj biznesi. Unë flas me vajzën, i jap çmimin, datën dhe vendndodhjen. Ky biznes po lulëzon.”

Personi anonim tha se ka njohur një djalë që ka paguar edhe 65 mijë paund për të fjetur një natë me një vajzë që e kishte njohur në Instgram dhe sipas tj, ishte i çmendur pas saj.

Ai vazhdon më tej:

Aty nuk përdoret vetëm kokainë por edhe ekstazë, përzierje me Viagra në këto festa seksi që mund të vazhdojnë për më shumë se 36 orë.”

Mes atyre që e humbasin me festa të tilla ku nuk mungon droga ishte edhe Al Qasimi, i cili dyshohet të ketë vdekur si rezultat I mbidozës së drogës.

Ai vetë merr 10 për qind të shumës dhe jeton shumë mirë me paratë që fiton.