JOQ Albania
Home

Tetanosi mungon prej 7 muajsh në spitale, farmacitë e shesin kontrabandë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/07/2019 21:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shëndetësia në Shqipëri është në gjendje të mjerueshme. Pavarësisht propagandës së kryeministrit Edi Rama, faktet tregojnë të kundërtën.

Fiks Fare ka bëë një investigim në qendrat shëndetësore dhe farmacitë në të gjithë vendin, ku ka rezultuar se mungojnë serume tepër të rëndësishme si ai anti-tetanik dhe anti-viper.

Kjo gjendje vijon prej 6-7 muajsh dhe farmacitë që e disponojnë numërohen me gishta dhe e japin vetëm për shërbim spitalor. Indicia e parë erdhi nga Saranda, ndërsa pas kontrolleve rezultoi se problematika shtrihet në të gjithë vendin.

Një farmaciste në tregon se përderisa farmacitë nuk furizohen prej muajsh nga depot farmaceutike, mbetet vetëm t’i marrin nga spitalet e t’i shesin në të zezë.

Farmacistja shprehet:

Përderisa depot nuk kanë , sado që të ketë marr furnizim tetanosi është në mungesë prej 7 muajsh dhe nuk ka mundësi ta ketë, por i marrin nga spitalet që janë medikamente për përdorim spitalor dhe i shesin.

Ndërsa në zona bregdetare si Durrësi, Vlora apo Kavaja, farmacitë nuk kanë tetanos dhe as anti-viper. Kurse në poliklinika dhe në urgjencën e plazhit ka tetanos, por nuk ka anti-viper.Një farmaciste në Golem shprehet se këto medikamente gjenden vetëm në farmacitë e mëdha, të cilat i fusin kontrabandë.

Në Rrogozhinë, qytetarët janë në pikë të hallit, pasi urgjenca i adreson që ta blejnë tetanosin në farmaci, por as aty nuk gjenden. Edhe spitali i Elbasanit, ku ka një fluks të madh pacientësh nuk ka serum anti-tetanik dhe anti-viper. Vetëm një farmaci që është ngjtur me spitalin ka tetanos, por nuk ka anti-viper.

Ndërkohë farmacistja i rekomandoi gazetarit që të marrë tetanos për të zëvendësuar anti-viperin.