JOQ Albania
Home

Mjekët u dhanë vetëm 10 vite jetë, binjaket e ngjitura sfidojnë fatin: 18 vite bashkë e nuk duam të ndahemi kurrë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/07/2019 23:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy motra binjake të bashkuara në kokë, që nuk do mund të ndahen kurrë, kanë sfiduar parashikimet e mjekëve.

Neev dhe Nelly Kolestein, nga Amsterdami, janë të ngjitura me njëra-tjetrën në pjesën e pasme të kokës prej 18 vitesh tashmë, por kanë trurin dhe trupin e ndarë.

Nënës së tyre i thanë mjekët gjatë kohës që i kishin ardhur dhimbjet e lindjes se foshnjat e saj ishin të bashkuara në kokë.

Mjekët ishin të bindur se vajzat do të vdisnin menjëherë pas lindjes. Dhe nëse mbijetonin mjekët thanë se do vdisnin para se të mbushnin 10 vjeç.

Vajzat nuk kanë asnjë shans që të ndahen nga njëra-tjetra pasi ndajnë një arterie kryesore në kokë që i mban gjallë.

Gjithsesi, pavarësisht vuajtjeve dhe dhimbjeve që kanë kaluar në jetë, binjaket pranojnë se nuk duan të ndahen kurrë.

Pavarësisht se e shohin njëra-tjetrën përmes reflektimit në pasqyrë, Neev dhe Nelly kanë formuar një lidhje të fortë.