JOQ Albania
Home

Tmerrohen pushuesit, reshje e stuhi të forta pushtojnë Vlorën dhe Sarandën
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 10/07/2019 23:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ashtu siç ishte parashikuar, reshjet dhe stuhia e kanë pushtuar vendin tonë, veçanërisht Jugun.

Fillimisht moti në qytetet bregdetare ka qenë i qetë, ndërsa qytetarë e turistë të shumtë kanë qenë duke duke shëtitur në bulevard apo dhe duke pushuar në lokalet anës detit, por në mbrëmje reshjet e shiut dhe stuhitë, kanë përhapur panik te qytetarët.

Situata paraqitet më problematike në Sarandë, pasi qytetarët janë kapur të papërgatitur nga stuhia e cila ka nisur befasisht duke rrëzuar pemë dhe materiale nga çatitë e banesave e pallateve.

Të tmerruar nga stuhia dhe rrëzimi i pemëve në shëtitore nga erërat e forta, turistët kanë nisur të vrapojnë për të arritur në hotelet ku qëndrojnë.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe në qytetin e Vlorës, ku reshjet e shiut kanë përmbytur disa rrugë e janë rrëzuar disa palma.