JOQ Albania
Home

Erë e fuqishme, bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2019 9:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Moti i keq me erëra të fuqishme e shira të rrëmbyeshëm ka vijuar edhe gjatë natës që lamë pas.

Stuhia ka shkulur nga rrënjët një pemë të madhe në Gjirokastër, e cila ka rënë mbi rrugë.

Si pasojë, është bllokuar qarkullimi në aksin Gjirokastër-Kakavijë, për një periudhë të shkurtër kohe.

Zyrtarisht mësohet se në orët e para të mëngjesit një pemë është shkulur si pasojë e erës së stuhishme dhe shirave të rrëmbyeshëm në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

ARRSH së bashku me kontraktorin e mirëmbajtjes ndërhynë menjëherë duke normalizuar qarkullimin në këtë aks rrugor.