JOQ Albania
Home

Spektakël rrufeshë në Korçë, djali kap fotot që “të lënë pa frymë”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/07/2019 12:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Moti i keq pushtoi brenda 2 ditësh Shqipërinë, duke lënë në harresë ditët përvëluese.

Stuhi ere, rrebeshe shiu dhe vetëtima kanë qenë kryefjala e qiellit orët e fundit, të shtrira përgjatë territorit shqiptar.

Në shumë qytete, kryesisht bregdetare, mbrëmë ka pasur jo pak pasoja në sendet materiale, ku si shkak i erërave të forta janë rrëzuar shumë pemë, dëmtuar makina, çadra dhe shezlonge në plazh.

E ndërkohë që fenomeni i papritur natyror shkaktoi kaos në një pjesë të mirë të qyteteve bregdetare, në Korçë ka ndodhur diçka tjetër… spektakël rrufeshë.

Një qytetar nga Korça ka kapur disa foto impresionuese nga shkreptimat e rrufeve.

Ai tha për JOQ Albania:

Përshëndetje JOQ! Nata e mbrëmshme në Korçë ishte më e ndriçuar se kurrë më parë. Fotot i kam bërë rreth orës 22 dhe gjithë pasditja e pothuajse edhe nata ka qenë me rrufe. Nuk kishte stuhi apo dëme, thjesht spektakël rrufeshë.”

Më poshtë shijoni pamjen.