JOQ Albania
Home

Zhduket pa lënë gjurmë një i moshuar shqiptar në Itali
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/07/2019 13:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë i moshuar shqiptar është zhdukur nga familja e tij pa lënë asnjë gjurmë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, kur burri është larguar nga banesa.

I moshuari dhe familja e tij jetojnë në Kuneo, Itali, në zonën e Monta d’Alba.

Siç bëhet e ditur, 75-vjeçari shqiptar është larguar nga banesa pa njoftuar njeri.

Deri në mbrëmje ai nuk është rikthyer në shtëpinë e tij dhe kanë nisur kërkimet.

Zjarrfikësit dhe policia kanë ngritur disa patrulla me qëllim gjetjen e tij.

Ende nuk ka informacione në lidhje me të.

Foto ilustruese

Burimi: CuneoCronaca |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania