JOQ Albania
Home

Aktivistja vegane vishet si lopë e ‘vajton’ mishin në raftet e marketit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/07/2019 14:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aktiviste për të drejtat e kafshëve është veshur në një kostum lope dhe ka shkuar të vajtojë tek seksioni i mishit në një market.

Protestuesja vegane e bëri gjithçka që të rrisë vëmendjen për procesin, shpesh brutal, të vrarjes së kafshëve.

E veshur në kostumin e bardhë me pulla të zeza, aktivistja u ul në gjunjë në momentin që arriti tek pjesa e mishit.

Më pas ajo dukej sikur po ‘vajtonte’ për të gjitha kafshët që janë sakrifikuar për të bërë të mundur të gjitha llojet e produkteve që ndodheshin në raftin e marketit.

Vajza më pas shtrihet në dysheme dhe e mbulon kokën me një tabelë në të cilën është shkruar: You’ve been lied to. YouTube Dominion."

Ky dokumentar vë në pah mizorinë e industrisë që vret kafshët për mishin që ne kosnumojmë.

Dominion i transmetua vitin e shkruar dhe përfshin kamera të fshehta, e pamje nga droni, që tregojnë praktika që janë të vështira për t’u parë.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania