JOQ Albania
Home

Moti “mund” pushuesit/ Nuk ndalet makthi i stuhive, metereologia: Fundjava rikthen shirat
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/07/2019 15:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nga një valë e të nxhetit afrikan në stuhi të papritura dhe reshje shiu, kjo është ajo që mund të thuhet për motin dy ditët e fundit në vendin tonë.

Korriku, muaji me fluksin ndoshta më të lartë të pushuesve ka surpizuar për keq me këtë kthesë të papritur që me sa duket do të vazhdojë edhe për disa ditë.

Metereologia Ardiola Bani nga Meteoalb ka treguar se kjo fundjavë do të jetë nën ndikimin e një moti të paqëdrueshëm.

Bani tha:

Temperaturat e larta bëjnë që në pellgun e Mesdheut herë pas here të ketë zhvillim të stuhive dhe erërave të forta. Kjo ka ndodhur dhe mbrëmjen e djeshme, fillimisht në zonat bregdetare dhe më pas në të gjithë vendin. Dita e sotme ka sjellë një përmirësim, po pasditja e së premtes dhe fundjava rikthen shirat, ku nuk do të mungojnë as rrebeshet e shiut.”

Por kur do të rikthehet moti në normalitet?

Meterologia u shpreh:

Kemi pasur një rënie me të paktën 6 gradë të temperaturave. Në raste të veçanta era ka arritur shpejtësinë dhe në 90 kilometra në orë, pritet që një stuhi e ngjashme, pak më e vogël të jetë prezente në vendin tonë dhe pasditen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës. Do të ketë rreshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Tempraturat e larta do të rikthehen gradualisht në pjesën e dytë të javës së ardhshme, në dhjetëditëshin e fundit të Korrikut moti do të jetë me diell dhe me temperature të larta. Muaji Gusht pritet që të jetë i nxehtë dhe i thatë, nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve të shiut afatshkurta, e lidhur kjo me temperaturat e larta.”