JOQ Albania
Home

Fordi kthehet me rrota nga qielli, “lëndohet drejtuesi i tij”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/07/2019 15:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident automobilistik është regjistruar pak momente më parë në Elbasan.

Një makinë është kthyer përmbys teksa ecte në rrugë.

Fotot e aksidentit janë dërguar në redaksinë e JOQ Albania.

Sipas qytetarit, si pasojë e aksidentit, është lënduar drejtuesi i mjetit.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital. Zona ku ka ndodhur aksidenti quhet rrethrrotullimi i luleve.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

Mesazhi për JOQ Albania

Elbasan ne keto momente. Ka nje te lenduar eshte derguar ne spital. Drejtuesi i fordit. Zona quhet rrethrrotullimi i luleve.