JOQ Albania
Home

Salvini e kërcënoi me arrestim, Balotelli reagon duke i nxjerrë një foto ujërash të zeza
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/07/2019 18:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Basti i Mario Balotellit, ku hodhi në det një person megjithë motor, bëri shumë bujë në Itali.

Sulmuesi i njohur u akuzua për bastvënie të jashtligjshme, ndërkohë për videon reagoi edhe ministri i punëve të jashtme në Itali, Matteo Salvini.

Ai deklaroi se do ta kishte arrestuar direkt ish-sulmuesin e Milanit për këtë veprim që ndot ambientin.

Megjithatë, as Mario nuk ia ka përtuar dhe i ka kthyer menjëherë përgjigje në formë këshille zyrtarit të shtetit italian.

28-vjeçari ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet një tubacion ujërash të zeza që shkarkohen në bregdetin italian.

Ai ka shkruar:

Përqendrohu te problemet e vërteta, apo mos ndoshta duhet të jem unë ai që duhet të ndërhyj menjëherë!"