JOQ Albania
Home

Xheloz për të shoqen, shqiptari rreh dy vajzat e i fut thikën në fyt gruas
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/07/2019 11:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka rrahur të shoqen dhe e ka kërcënuar atë më një thikë. Më pas ka nisur të dhunojë edhe të bijat, pasi mbanin anën e të ëmës.

Këtë ka bërë një burrë shqiptar, baba i dy fëmijëve, i cili jeton me familjen e tij në Cremona të Italisë.

53 vjeçari është denoncuar si nga të bijat, edhe nga bashkëshortja, për keqtrajtim në familje.

Sherri në familje nisi për shkak të xhelozisë. Burri shqiptar akuzonte gruan për tradhti. Ai ka goditur të shoqen dhe më pas e ka përplasur atqë në tokë. Të bijat kanë ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën.

Pasi kishte rrahur edhe vajzatj, pak më shumë se 20 vjeçe, 53 vjeçari shqiptar ka marrë një thikë buke të paktën 15 cm dhe ia kishte vënë gruas në fyt duke e kërcënuar me vdekje.

Qenë britmat e gruas dhe dy vajzave që tërhoqën vëmendjen e fqinjëve të cilët alarmuan Policinë, që erdhi me shpejtësi.

Të trija u shpëtuan dhe u dërguan në spital për t’u mjekuar, por fatmirësisht dëmet që kishin pësuar si pasojë e dhunës së të atit ishin sipërfaqësore dhe sipas mjekëve, do të kalojnë brenda pak ditësh.

Foto ilustruese

Burimi: CremonaOggi|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania