JOQ Albania
Home

Prishja e ndërtesës te “Arena Kombëtare”, zbulohet afera korruptive e radhës e dyshes Rama-Veliaj
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/07/2019 14:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme policia bashkiake shembi godinën katër katëshe që ndodhej pranë stadiumit të ri "Arena Kombëtare".

Në këtë godinë ndodheshin një sërë biznesesh, ndërsa pronarët nuk janë lënë që ë futen brenda e të marrin dokumentat. Ata gjithashtu janë përplasur edhe me policinë. Vendi ku ndodhet godina, do të shërbejë për parkimin e automjeteve.

Ndërkohë zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ka denoncuar dyshen Rama-Veliaj, se po fshehin një aferë tjetër korruptive. Ajo ka paraqitur dokumentat që tregojnë se lejen për godinën e ka dhënë kryeministri Edi Rama 17 vjet më parë, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës. Zhupa shton se Rama dhe Veliaj, e dinin që godina do të prishej dhe e kanë legalizuar 4 muaj më parë.

Kjo leje sipas Zhupës tashmë do t’u kushtojë shqiptarëve miliona euro kompensim finanaciar. Më tej ajo ngre pyetjen se kush do të përfitojë nga prishja e godinës, Rama, Veliaj apo të dy.

Reagimi i plotë

Kryemashtruesi Erion Veliaj që nuk kursen as jetën e femijëve për para, mashtroi edhe sot për të fshehur një aferë tjetër korruptive. Lejen për ndërtimin e godinës në sheshin Italia, e ka firmosur Edi Rama 17 vjet më parë, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe Veliaj e di më mirë se kushdo këtë gjë. Kjo leje, e dhënë nga Edi Rama, tani do t’u kushtojë shqiptarëve miliona euro kompensim financar. Vetem 4 muaj më parë, Rama dhe Veliaj, edhe pse e dinin se godina do të prishej, e legalizuan. Madje dy punonjës të ALUIZNIT u shkarkuan vetem sepse nuk pranuan legalizimin. Pyetja eshte se kush është përfituesi i vërtetë i kompensimit financiar që do të bëhet për këtë godinë? Rama? Veliaj? Apo të dy? Për të mbuluar të vërtetën dhe skandalin pas këtyre pyetjeve, Erjon Veliaj zgjedh të bëjë atë që di më mirë, mashtruesin. Propaganda bajate nuk e mbulon dot të vërtetën se Erion Veliaj është bashkëpunëtor në pastrimin e parave të krimit nëpërmjet betonizimit të Tiranës. Kjo është një nga arsyet pse qytetarët e Tiranës refuzuan drejtimin e qytetit prej tij, njësoj siç refuzojnë qeverisjen e Edi Ramës. Ai do të jape shpejt llogari para drejtesise se pakapur dhe para qytetarëve shqiptare për çdo aferë kriminale, nga Teatri Kombetar dhe zhvendosja e Lanës, tek vrasja e Ardit Gjoklaj.