JOQ Albania
Home

Disa muaj jashtë fushave të blerta, Shkëlzen Gashi merr çmimin e rëndësishëm
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/07/2019 16:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse koha kalon, Shkëlzen Gashi ende nuk po duket në fushën e lojës.

Sulmuesi shqiptar, i dha fund aventurës me Kolorado Rapids në kampionatin amerikan dhe aktualisht është futbollist i lirë.

Në pritje të një ekipi të ri, sulmuesi është vlerësuar së fundmi me një çmim prestigjoz.

Mes duartrokitjeve të të pranishmëve, Gashi tërhoqi titullin “Nderi i qytetit” në vendlindjen e tij.

Ceremonia u organizua nga komuna e Klinës, që zgjodhi të nderonte në këtë mënyrë Shkëlzen Gashin.

Sa i përket karrierës futbollistike, ka zëra që e lidhin me një kalim te Grashopërsi në Zvicër, por ende asgjë zyrtare.