JOQ Albania
Home

Plas në emision, Gjata i kthehet anëtarit të KQZ: Jeni për burg
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/07/2019 21:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e sotme, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka zhvilluar një debat të fortë me Bledar Skënderin, një nga anëtarët e KQZ.

Shkak për debatin ishin zgjedhjet dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e anëtarëve të KQZ.

Gjata tha nga A2CNN se kryeministri Edi Rama, urdhëroi që të mbusheshin kutitë e votimit.

Gjata shtoi se anëtarët e KQZ kanë shkelur kodin penal dhe duhet të futen në burg.

Gjata u shpreh:

Kanë shkelur dekretin e Presidentit që nuk e ka shfuqizuar njeri deri më sot, kanë bërë zgjedhje kur nuk ka pasur zgjedhje. E dyta, kemi të bëjmë me manipulim. Kryeministri Edi Rama urdhëroi këta që të mbushnin kutitë e votimit. Këta janë për burg për falsifikim të rezultatit zgjedhor”, theksoi Gjata. “Sot numëruan edhe një herë kutitë, kur duhet të hapnin listat. Nëpër kuti ke 1000 vota që i përgjigjen 100-150 firmave.

Ndërkohë Skënderi nga ana tjetër tha se PD ka mashtruar opinionin publik dhe do të ketë kallëzime penale për ish-deputetin Oerd Bylybashi dhe këshilltarin ligjor, Ivi Kaso.

Skënderi tha:

Po të kishin anëtarët e vet në KQZ, hapeshin të gjitha kutitë në të gjithë Shqipërinë. Do të ketë kallëzime penale për Ivi Kason, Oerd Bylykbashin dhe për të gjithë ata që kanë mashtruar opinionin publik.