Jeta Osh Qef
Home

Keni problemi me internetin? Ja si mund ta forconi sinjalin e WiFi
Shkruar nga: | Publikuar më: Mon Oct 17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

 

wifi
Muret e shtëpisë e pengojnë shpërndarjen e mirë të sinjalit të WiFi-së. Ndaj ne kemi disa këshilla se si të shmangni problemet e lidhjes me internetin.

Nëse jetoni në shtëpi dy katëshe, atëherë modemi i WiFi-së duhet të jetë në katin e dytë sepse ofron shtrirje më të gjerë të sinjalit. Është e rëndësishme që modemi të jetë në qendër të shtëpisë, në mënyrë që dyert, dritaret dhe objektet e tjera mos të ndikojnë në ngadalësimin e përcjelljes së sinjalit.

Gjithashtu, nëse modemi juaj gjendet në një dhomë me derë të mbyllur, atëherë përcjellja e sinjalit do të jetë më e ngadaltë.

Mos harroni antenat, pasi pjesa kyçe e përcjelljes së sinjalit qëndron tek antenat e ruterit, duhet të keni kujdes që ato të jenë në rregull. Nëse ndonjëherë keni problem me WiFi-në, ndryshoni orientimin e antenave, mund të funksionojë.