Jeta Osh Qef
Home

Mos e humbisni këtë mundësi, ja në cilat data do të qëndroni falas në hotelet e Italisë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Tue Oct 25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E ku ka më mirë se sa të pushosh tërësisht falas në Itali? Epo kjo mundësi do të ofrohet për herë të dytë, në bazë të projektit të quajtur "Java e shkëmbimit".

Prandaj duke filluar nga data 14 nëntor deri në 20 nëntor shumë hotele në të vogla do të ofrojnë akomodim falas në shkëmbim të disa shërbimeve, si kurse muzike, kopshtari, konsulentë në rrjetet sociale etj.

Siç e thamë në fillim kjo mundësi është dhënë edhe një vit më parë dhe ka rezultuar mjaft e suksesshme në promovimin e këtyre hoteleve të vogla të cila ndodhen në Riomaggiiore, Cinque Terre dhe deri në veri të Sicilisë.

Prandaj kushdo që ka dëshirë të përjetojë një eksperiencë të re dhe tërësisht falas duhet të futet në website "Barter Week" për të zgjedhur hotelin dhe zonën ku dëshiron të qëndrojnë.