Jeta Osh Qef
Home

Ja resorti gjigant që do të ndërtojë miliarderi Behgjet Pacolli në Shqipëri
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Thu Oct 27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në intervistën e mbrëmshme për Opinion, Behgjet Pacolli tregoi për investimet që ai po bën në Shqipëri. Një nga investimet gjigante të miliarderit shqiptar pritet të jetë një resort turistik në kufi me parkun e Divjakës.

Në faqen zyrtare të kompanisë së Pacollit thuhet se ky resort do të shtrihet në 1050 hektarë në pyll dhe 200 hektarë në det.

“Plani i zhvillimit për Shqipërinë nëpërmjet “Divjaka Resort” paraqet një mundësi të jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale për banorët e zonës dhe për vendin në tërësi. Do të krijojë stimul për sektorin e buqësisë dhe do të zhvillojë komunikimin dhe transportin. Ky resort ofron mundësi për rizhvillimin e mjedisit, duke ofruar siguri për kafshët e egra të parkut” – thuhet në projektin e publikuar nga kompania Mabetex, e cila është në pronësi të Behgjet Pacolli.