Jeta Osh Qef
Home

BBC: Historia e muzeinit të Beratit që u konvertua nga katolik në musliman
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Thu Nov 3

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse është hera e parë që e kam takuar Hasib Bubën, e kam dëgjuar zërin e tij shumë herë tek bënte jehonë në rrugët me kalldrëm të Beratit, një qytet i vogël në Shqipëri. Me flokët e errëta të ndarë në mes, me mjekër të rruajtur mirë, udhëheqësi fetar prej 25 vitesh shpjegon se si muezin, një nga detyrat e tij është të thërrasë ezanin 5 herë në ditë, thirrjen islame që i fton muslimanët të falen.

p04d3w40

Ai shfaqet si një musliman i devotshëm, por u surprizova kur mora vesh se ai nuk ka qenë gjithmonë kështu.

"Në fakt unë jam katolik", shpjegoi Buba, "dhe për vite me radhë kam qenë kështu. Kur isha më i pjekur unë u përfshiva në një diskutim me miqtë e mi, të cilët ishin muslimanë. Diskutimi ynë vazhdoi për muaj me radhë dhe që unë të përgatitesha mirë në atë çfarë do të thoja, fillova të lexoja shumë rreth Islamit. Kam mësuar gjithçka kam mundur në lidhje me të. Si përfundim e fitova debatin, por e gjithë kjo vuri në pikëpyetje bindjet e mia. Përgjigjet që mora nga Islami kishin shumë kuptim për mua, kështu që u konvertova në musliman", tha ai.

Zgjedhja për tu konvertuar mund të duket shumë e çuditshme, por realiteti është se Shqipëria ka qenë prej kohësh vend i tolerancës dhe harmonisë fetare. Fetë mbizotëruese në Shqipëri janë Islami dhe Krishtërimi, ndërsa muslimanët përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë.

Megjithatë edhe pse kanë fe të ndryshme, mes këtij populli mbetet një unitet i përbashkët. Kishat dhe xhamitë shpesh ndodhen në të njëjtën rrugë dhe martesat ndërfetare janë pranuar gjerësisht në këtë kulturë. Berati është veçanërisht i rëndësishëm në këtë anë, pasi ky qytet mes minareve të xhamive ka të përfshirë edhe kishat dhe pikërisht kjo është lavdëruar si simbol i harmonisë së famshme fetare në vend.

p04d3wjz

Në një vizitë në vitin 2014, Papa Francesku, kreu i Kishës Katolike e vlerësoi këtë vend ballkanik për tolerancën fetare, duke thënë se duhet të shërbejë si shembull për botën. Në fjalën e tij të mbajtur në Tiranë, Papa vlerësoi këtë bashkëjetesë, pikërisht në kohën kur njerëzit nëpër botë po vriten, duke mos e pranuar fenë e njëri-tjetrit.

Kurioz për të ditur se si popullsia e Shqipërisë ka mbetur e bashkuar, e pyeta Bubën për këtë gjë.

"Shqiptarët gjithmonë e kanë pranuar njëri-tjetrin. Nëse kthehemi pas në histori, do të vërejmë harmoninë në çdo shekull, madje edhe gjatë Perandorisë Osmane. Ka njerëz që ia atribuojnë këtë gjë komunizmit, por unë nuk e besoj sepse ajo çfarë ka ndodhur më parë e bëjnë këtë gjë pas sens."

p04d3wfh

Buba i referohet periudhës mes viteve 1944 dhe 1992, kur Shqipëria ishte nën një regjim të rreptë komunist, të diktatorit Enver Hoxha. Gjatë këtij regjimi Shqipëria u bë një shtet i izoluar, duke shkëputur çdo lidhje me botën e jashtme. Në vitin 1967 Enver Hoxha e forcoi pushtetin e tij, duke i ndaluar të gjitha fetë dhe duke e shpallur Shqipërinë si shteti i parë ateist në botë.

Gjatë kësaj kohe të gjitha kishat dhe xhamitë, ose u konfiskuan nga ushtria, ose u kthyen në kinema dhe salla vallëzimi. Anëtarët e klerit u zhveshën nga titujt e tyre, u turpëruan madje në disa raste edhe janë burgosur. Disa spekulojnë se ky përjashtim i dhunshëm i feve, realisht e ktheu Shqipërinë në një vend laik dhe se arsyeja pse ky vend nuk ka tensione fetare ka të bëjë me faktin se feja nuk është një element i rëndësishëm i jetës për shumë njerëz sot. Por Buba shprehet se kjo gjë kaq cinike nuk është e vërtetë dhe e hedh kategorikisht poshtë.

Për ta ilustruar dhe për ta vërtetuar se harmonia fetare ekziston në Shqipëri, ai solli shembullin e fshatit Malbardhë në veri të Shqipërisë. Para disa vitesh ky fshat i vogël, bëri bujë në të gjithë Shqipërinë ku disa muslimanë mblodhën fonde për ringritur kishën katolike të fshatit e cila ishte prishur që në kohën e Enver Hoxhës.

p04d3wkn

Malbardhi nuk është e vetmja zonë që ka një histori të tillë të harmonisë fetare. Leskoviku, një fshat pranë kufirit me Greqinë është i njohur për faltoren e tij komunale, e cila u ringrit nga gërmadhat e një xhamie që ishte shkatërruar gjatë Luftës së Dytë Botërore, pikërisht kjo faltore frekuentohet nga muslimanët dhe të krishterët për lutje.

Këto rrëfime zënë shumë vend sot, pasi nga frika e grupeve ekstremiste hendeku mes besimeve po thellohet gjithnjë e më shumë.

"Dëgjoj dita-ditës se njerëzit dëshirojnë që  besimtarëve të besimeve të caktuara tu mbyllen të gjitha kufijtë", tha Buba. "Kjo thjesht do të ngjallë urrejtje dhe keqkuptim. Arsyeja pse harmonia fetare ekziston ka të bëjë me faktin që ne flasim dhe angazhohemi me njëri-tjetrin, në festa dhe debate gjithmonë kemi komunikuar me njëri-tjetrin."

Gjatë dy viteve të mia në këtë vend e dëshmoj atë çfarë thotë Buba, sepse ka shume evenimente apo ngjarje ku janë të pranishëm edhe praktikuesit muslimanë edhe të krishterë. Dita e Ujit të Bekuar për shembull, është një festë e krishterë. Pjesëmarrësit për ta festuar si traditë, zhyten në lumë në kërkim të një kryqi, por kjo festë është e hapur për të gjithë dhe shumë herë kanë qenë muslimanë ata që e kanë gjetur kryqin.

Gjithashtu Buba tha se për krishterët nuk është e pazakontë që të marrin pjesë në festën e Bajramit. Pra duke u përfshirë kaq shumë me njëri-tjetrin, shqiptarët muslimanë dhe të krishterë kanë krijuar një komunitet të fortë të bazuar në mirëkuptim dhe respekt.

p04d3wjz

Është e vështirë ta themi me siguri nëse bota do ta marrë shembull Bubën dhe Shqipërinë, por diçka duhet të thuhet për këtë shtet të vogël ballkanik, në të cilin fëmijët rriten duke dëgjuar edhe thirrjen për namaz dhe kumbimin e kambanave të kishave, jashtë dritareve të shtëpive. Për ta bashkëjetesa dhe harmonia është bërë aq normale sa ç’është frymëmarrja për njeriun.

Burimi: BBC Travel

Përshtati: Jeta Osh Qef