Jeta Osh Qef
Home

Si të joshësh një mashkull me 8 hapa
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: Wed Jan 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për të bërë një mashkull për vete një nga mënyrat më të mira është joshja. Sipas studiueses Jyne Fisher çdo femër nëse do të tërheq një mashkull pas vetes duhet të ndjek këto 8 hapa:

1-Zgjidhni të joshni personin e duhur.

Thelbi i kësaj zgjedhje është instinkti. Ju e kuptoni vetë kur është tipi i mashkullit që ju dëshironi.

2-Bisedoni.

cift duke diskutuar

Shumë prej femrave përpiqen të nisin një bisedë, ose të paktën të kenë një kontakt sysh me një partner të fuqishëm i cili konsiderohet tërheqës.

Emocioni i joshjes shtrihet më shumë tek gjuetia se sa tek pushtimi. Nxitja e të dëshiruarit dhe të ndjekurit dikë mund t’u japë një ndjenjë kënaqësie.

3-Planifikimi dhe vendosja e kohës në vendin e duhur në çastin e duhur.

Nëse objekti i pasionit tuaj është dikush, të cilin e shihni vazhdimisht, koha dhe vendi i gabuar mund t’i shtohet shumë mirë emocionit tuaj. Nëse merrni të njëjtën përgjigje nga ai, njohja e faktit që ai është i interesuar për ju, por që nuk ua thotë, mund të shtojë ndjenjën e nxitjes dhe eksitimit. Lërini ato të zgjaten…

4-Por si mund të mësoni në se ai është i interesuar apo jo?

Mënyra më e mirë për të kuptuar ndjenjat e tij është përmes gjuhës së trupit. Ndryshe nga çfarë mund t’u thotë, sinjalet e trupit të një mashkulli janë treguesit më të mirë se si ndjehet ai ndaj jush. Sytë e tij janë forma më mirë për të kuptuar nëse dëshiron t‘u joshë apo edhe më tej të bëjë seks me ju. Nëse ai i përgjigjet vështrimit tuaj dhe veçanërisht nëse mban kontaktin e syve për një kohë më të gjatë nga sa prisnit, atëherë të jeni të sigurta se është vërtet i interesuar.

5-Detajet.

Tregohuni të kujdesshme ndaj detajeve, gjesteve dhe tonit të zërit, pasi mund të jenë një udhëheqës i mirë për të arritur zemrën e tij.

6-Flirtimi.

Flirtoni, flirtoni, flirtoni. Përgjithësisht, jo vetëm femrat, por partnerët në përgjithësi flirtojnë me të tjerët për t’i kujtuar personit që kanë në krah se kërkojnë të ndjehen të dëshiruara nga ta, por në rastin e joshjes nënkupton mbajtjen e personit tjetër të interesuar dhe të nxitur.

7-Tërheqja.

Nuk është e lehtë për një femër të tërheqë një mashkull, nëse ai nuk arrin të mësojë në sajë të sinjaleve tuaja se e pëlqeni vërtet dhe se në fund të kësaj joshje do të dilni të dy të fituar. Pasi t’i keni bërë të ditur se jeni e tërhequr nga ai mashkull, është nevojshme që femra t’i bëjë të ditur se deri ku janë kufijtë e kësaj tërheqje. Dy njerëz, të cilët janë tërhequr vizualisht nga njëri-tjetri mund të mos kenë të njëjtën afrim për rrugën e gjatë të joshjes. Pasi të keni folur pak rreth kësaj çështje, vini re nëse ai vazhdon ende të jetë i interesuar pas jush.

8-Vëmendja.

Tregohuni të kujdesshëm për shenjat e pranimit apo të refuzimit. Nëse vini re ndonjë shenjë refuzimi, mos humbisni kohën tuaj në diçka, e cila duket që në mungesë të seksit nuk do të funksionojë. Njeriu i duhur mund të jetë aty jashtë, duke pritur të joshet nga ju. Por nëse shenjat e joshjes vazhdojnë të jenë të mira, është koha të bëni lëvizjen tuaj.