Jeta Osh Qef
Home

Kushtojini rëndësi darkës së sotme, ja si të visheni në mbrëmjen e ndërrimit të vitit
Shkruar nga: | Publikuar më: Sat Dec 31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

ff
Mbrëmja e ndërrimit të vitit është mjaft e rëndësishme për të gjithë ne. Teksa mblidhemi pranë njerëzve më të dashur për të pritur një tjetër vit, mundohemi që veshja e zgjedhur të jetë vërtet e veçantë.

Sigurisht, në këtë aspekt janë femrat ato që “vuajnë” më shumë, pasi opsionet për to janë më të shumta.

Megjithatë, përpara se të zgjidhni se çfarë të vishni, kini parasysh disa këshilla. Përpara se të zgjidhni veshjen, kini parasysh vendin që keni zgjedhur për të festuar.

Më saktë janë tri kritere që duhet të keni parasysh: kodin e veshjes, atmosferën dhe vendin.

Tregoni respekt për ceremoninë ku jeni ftuar dhe tregoni stil me atë që do vishni.